Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, duke folur lidhur me situatën në veri të Kosovës dhe takimin në Bruksel të kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe kryetarit serb Aleksander Vuçiç konsideron se Rusia po përpiqet të zgjerojë influencën e saj në Ballkan. Problemi që ka krijuar Rusia me pushtimin e Ukrainës ka bërë që të mos krijohet një vatër e dytë që është Ballkani Perëndimor, një vatër krize duke ditur që kemi elementë përkrahës dhe satelitë të Rusisë Vuçiçin me Serbinë, Dodikun dhe Republikën Serbe. Duke ditur dhe influencat e tyre me partitë pro ruse që janë në Mal të Zi ose përpjekjet për të destabilizuar të gjithë rajonin, oasi sipas tij Projekti i Rusisë është të thyejë të gjithë arkitekturën e sigurisë, sidomos vendet e NATO-s dhe të krijojë një destabilitet të paangazhuar të Ballkan”. Perëndimi i ka dhënë një mundësi Serbisë, por në dëm të Kosovës, një mundësi në kurriz të Kosovës. Ata e kuptojnë si një proces historik, një proces ku në momente të caktuara është arritur një konsensus. Kjo është kohë prove për Vuçiçin. Të gjitha këto po bëhen duke i treguar Vuçiçit vetëm karrotën ka saktësuar sh-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho.
Kontrolloni gjithashtu
Blerta Deliu- Kodra: Kryetarja Vjosa Osmani e ka zbehur shumë pozitën e Presidencës
Deputetja nga Radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka vlerësuar se kryetarja …