Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka marrë pjesë në akademinë përkujtimore e organizuar nga OVL-UÇK në Pejë për nder të Ditës së Dëshmorëve të Kombit. Haradinaj ka thënë me këtë rast se qëllimet e armikut kanë qenë shumë të këqija për Pejën.“Është nder për mua me folë para bashkëluftëtarëve dhe familjarëve të dëshmorëve në Pejë, besoj e kuptoni se qëllimet e armikut kanë qenë gjithmonë jo të mira për këtë pjesë të Kosovës. Në ato qëllime, armiku kishte mbështetjen me krejt arsenalin luftarak dhe kishte interesa të mëdha, mirëpo mobilizimi ynë i atëhershëm me shtabet lokale dhe pozicionet e para luftarake, bashkëpunimi me shtabin emergjent në Pejë dhe gradualisht një konsolodim i yni i UÇK-së bëri që në Pejë të kthehet çdo zonë, pra çdo pjesë e territorit të Komunës së Pejës. Haradinaj ka thënë se pamja e parë e Pejës menjëherë pas luftës ka qenë vërtetë e trishtueshme.“Në momentet kyçe UÇK-ja jo vetëm që ishte pranishme në këtë zonë duke përfshirë edhe qytetin, por edhe arriti të krijojë edhe momente të çmuara luftarake. Lufta e UÇK-së e sjelli lirinë dhe i dha përjetësinë shumë njerëzve, i dha përjetësinë të dashurve tanë. Peja ka shumë dëshmorë, martirë por edhe të pagjetur ende, por nga lufta doli edhe e rrënuar krejtësisht. Ju e dini se pamja e parë e Pejës menjëherë pas luftës ka qenë vërtetë e trishtueshme”, është shprehur Haradinaj, në fjalën e tij.
Kontrolloni gjithashtu
“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci
Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …