leoni

Botimet e Radios Kosova e Lirë

Panairi i librit “Prishtina 2016” nuk ka vend për botimet e Radios-Kosova e Lirë dhe të Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së”

Besian Zeneli, nënkryetar i Shoqatës së Botuesve të Kosovës, nuk i pranoi botimet e Redaksisë, “Dëshmorët e UÇK-së” dhe botimet e Radios-Kosova e lirë, me arsyetim se nuk ka vend në stenda, të cilat sipas tij del se kanë qenë të  rezervuara paraprakisht,  edhe pse kërkesa nga këta dy botues është  bërë brenda afatit të shpallur nga organizatori. Përgjigja e tij definitive ka qenë thjesht, nuk kemi vend për ju.  Injorimi që e quajtura, “Shoqatë e Botuesve të Kosovës’ i ka bërë dhe vazhdon t’ iu bëjë botimeve të Radios-Kosova e Lirë dhe 16-vëllimeve të monografisë “Feniksët e lirisë”, në mos më shumë tregon shpirtligësinë  e stafit të kësaj shoqate dhe injorimin që në vazhdimësi u ka bërë botimeve me përmbajtje nga lufta e UÇK-së, madje edhe monografive të dëshmorëve. Kjo urrejtje e shpërfillje  më së paku u ka hije njerëzve që pretendojnë të jenë përhapës të  kulturës dhe emancipimit.

Titujt e librave që nuk janë lejuar të prezantohen as në këtë “Panair”:

Feniksët e lirisë 1-16.

Arkivi i Luftës së UÇK-së  I, II,  III. (Lajmet e transmetuara në valët e Radios, 4.1. 1999-21.6. 1999)

Nezir Myrtaj                      Jehonë lufte, 2000

Ahmet Qeriqi                    Meditime në arrati, 2000

Nusret Pllana                    Rruga e lirisë, 1999

Ahmet Qeriqi                    Në gjurmim të lashtësisë, 2002

Martin Çuni                       Reportazhe lufte, 2000

Ahmet Qeriqi                    Milush Kopiliqi, serb apo shqiptar? 2003

Ahmet Qeriqi                    Burgu, 2004

Martin Çuni                      Jetë e furtunë, 2003

Kasim Shala                      Poezi dhe rrëfime, (poet dëshmor) 2002

Bajram Bekteshi               Mbizotërat

Bedri Tahiri                       Përtëritja

Endrit Myrtaj                    Vargjet e mia

Afrim Berisha                   Lirikë vjeshte

Ahmet Qeriqi                    Luftëtarë të NDSH-së (1944-1950)

Ahmet Qeriqi                    Fenomene shqiptare

Dr. Muhamet Pirraku      Për kauzën e UÇK-së

Haki Qeriqi                        Libër me poezi

Martin Çuni                      Themele jete

Ahmet Qeriqi                    Krojmiri (1455-1999)

Dr: Nusret Pllana             Intervenimi i NATO-s në Kosovë

Bajram Bekteshi              Unë dhe vargu

Mehmet Bislimi               Anekdota popullore dhe satira

Mehmet Bislimi               Kritika dhe vështrime

Nezir Prokshi                    Hapa për mbijetesë

Muhamet Pirraku           Adem Guta, monografi

Ahmet Qeriqi                    Koha e jeniçerëve, roman

Dr. Zenun Gjoci                Rilindjet e orës arbërore  I

Dr. Zenun Gjoci                Kosova e kuqe II

Dr. Zenun Gjoci                Krahët e shqipes III

Selman Dervishi               Strategbota në anekdota I

Selman Dervishi               Strategbota në anekdota II

Selman Dervishi               Rreze diellore

Bajram Bekteshi               Hapa për mbijetesë

Bajram Bektashi               Unë dhe vargu

Kadri Rexha                       Dervish Shaqa

Dr. Hakif Bajrami             Marrëveshja xhentlemene… 1953

Dr. Hakif Bajrami             Konventa… 1937

Kadri Ferati                        Vargje në heshtje

Selman Mehaj                   Kushtrim lirie

Bahti Graiçevci                  Shpresa e fundit

Ahmet Qeriqi                     Gjurmime dhe studime, 2012

Kadri Rexha                        Pikëtakime letrare, 2013

Kadri Rexha                        Thirrjet e kohës, 2014

Ahmet Qeriqi                     Trëndafili i bardhë ( Jokai Mor, përkthim) 2012

Haxhi Birinxhiku             Dëshmi për Tivarin, 2013

Bedri Tahiri                       Vështrime letrare, 2014

Ahmet Qeriqi                    Çlirimtarët dhe mercenarët, 2014

Fatmir Graiçevci              Analiza dhe komente, 2014

Nezir Myrtaj                     Dëshmi të arkivuara, 2014

Mona Agrigoroaiei          Shtegu i lirisë, 2015.

Selman Dërvishi              Strategbota në anekdota III,

Bajram Bekteshi              Helikë e thyer

Kadri Ferati                      Renesans

Ahmet Qeriqi                   Luftëtarë të NDSH-së II

Nezir Myrtaj                    Homazh për flijimtarët

Nezir Myrtaj                    Dëshmi të arkivuara.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …