Pas krimit të rëndë që ndodhi ditë më parë në Beograd, ku 14 vjeçari Nenad Kecmanoviq vrau 8 nxënës dhe rojtarin e shkollës, po zbulohen detaje tronditëse nga jeta dhe familja e tij. Mediat në Bosnje dhe Hercegovinë kanë raportuar se Kosta Keçmanoviq, djali që bëri masakër në një shkollë të Beogradit, është nipi i Nenad Keçmanoviqit, anëtar i Presidencës së Bosnjës dhe Hercegovinës gjatë luftës nga radhët e popullit serb, deri në korrik 1992, kur u largua nga politika. Duke dëshmuar në mbrojtje të Radovan Karaxhiqit, ai deklaroi para Tribunalit të Hagës se lufta në Bosnje u shkaktua nga mbivotimi i serbëve myslimano-kroat. Pas shënimit të 19 viteve nga gjenocidi i Srebrenicës, Keçmanoviq – si dëshmitar i mbrojtjes së Ratko Mlladiqit – kundërshtoi se kjo ka ndodhur ndonjëherë, në Srebrenicë, as në vende të tjera të pushtuara nga forcat serbe të gjeneralit, Ratko Mlladiq, kriminelit të luftës i dënuar me burg të përjetshëm nga Gjykata e Hagës.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …