Pas mesnatës, në Pukë, janë shkrepur armë zjarri në drejtim të një grupi socialistësh. Bëhet me dije se është qëlluar drejt një makine në lëvizje por për fat të mirë nuk ka persona të lënduar. Policia njoftoi se është shpallur në kërkim një 26 vjeçar për ngjarjen, por ende nuk është arrestuar. Kryebashkiaku i Pukës, Gjon Gjoni ka denoncuar ngjarjen, ku nëpërmjet një postimi thotë se janë qëlluar mbështetës të socialistëve. Ai bën përgjegjës kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Rrok Dodaj. Gjoni thotë se mbështetësit e PS-së janë kërcënuar me armë dhe në largim e sipër, nga mjeti me të cilin ata lëviznin është qëlluar në ajër. Por a mund t’ju bëhet presion pukjanëve në shtëpinë e tyre?! Këtë ta harrojë Rroku që mendon se mund të marr bashkinë nën presionin e armëve. Ja pra vizioni dhe strategjia, përmes të cilës ai kërkon të vijë në pushtet. Puka ka shpalosur qytetari, maturi dhe qetësi në çdo situatë, përfshirë këtu dhe fushatat elektorale dhe këtë nuk do mund ta prish Rroku, as njerëzit me precedent që ai ka sjell me pagesë në Pukë.
Kontrolloni gjithashtu
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …