Gjykata Speciale ka njoftuar zyrtarisht se njëzet persona, të paraqitur si dëshmitarë nuk kanë arritur të bindin gjykatësit e Hagës, as në shkallën e dytë, se janë viktima dhe t’ iu mundësohet pjesëmarrja në procesin gjyqësor kundër krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Pasi ishin refuzuar edhe në shkallën e parë ata kanë parashtruar sërish kërkesë përmes avokatëve të tyre drejtuar Dhomën e Apelit, si instancë më e larë, por përsëri janë refuzuar. Kërkesat e këtyre 20 personave në instancën e dytë të Gjykatës Speciale janë dorëzuar nga dy avokatë qe ata i kishin angazhuar, ka thënë të premten në Hagë, një zëdhënëse e Gjykatës, gjatë një konference për gazetarë.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …