AKS

REL: Themelimi i AKS është kusht mbi të gjitha kushtet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë

Themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë ( AKS ) është kusht mbi të gjitha kushtet në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, njofton Radio Evropa e Lirë, duke iu referuar disa burimeve diplomatike në Bruksel. Ky medium njofton më tutje se në Bashkimin Evropian janë duke deklaruar se hapi i parë drejt themelimit të Asociacionit është bërë me paraqitjen e draft-statutit të tij, këtë javë në Bruksel, edhe pse palët kanë shprehur qëndrime shumë të kundërta në lidhje me atë dokument. Drafti-statuti u paraqit nga një ekip menaxhues – i përbërë nga katër pjesëtarë të komunitetit serb – gjatë një takimi midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 2 maj në Bruksel. Ky draft është përgatitur qysh nga viti 2018, por, deri më tash, nuk ka pasur pajtim mes palëve që ai të prezantohet në ndonjë takim të nivelit të lartë. Kjo, sipas burimeve të BE-së, është bërë e mundshme vetëm pas Marrëveshjes së Ohrit, e cila është arritur në mars, njofton Radio Evropa e Lirë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …