Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Limaj: Punën e opozitës më shumë po e bëjnë mediat se sa liderët opozitarë

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka drejtuar kritika në adresë të pushtetit, drejtuesve të Kosovës por edhe partive opozitare, për të cilat ka thënë se nuk po e kryejnë detyrën e tyre. Ai ka theksuar se punën e opozitës më shumë po e bëjnë mediat se sa liderët opozitarë. Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka deklaruar për Ekonomia Online se Kosova do të “digjej” nëse Lëvizja Vetëvendosje do të ishte në opozitë e të arrihej një marrëveshje e tillë me Serbinë. Ai ka vlerësuar se aplikimi i Kosovës në Këshill të Evropës, është si rezultat i luftës në Ukrainë ndërsa kushtet për liberalizim të vizave, janë plotësuar në vitin 2017 e megjithëkëtë, liberalizimi është zvarrit për gjashtë vite me radhë. “Procesi i liberalizimit të vizave ka përfunduar në vitin 2017 kur Komisioni Evropian kur kemi dalë në konferencë shtypi dhe komisionerja ka deklaruar që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet për liberalizim, dhe vonesat pas 2017-ës, janë vonesa burokratike të Bashkimit Evropian të cilët më e tepruan e keqtrajtuan këtë vend për 12 vjet. Te aplikimi për në Këshill të Evropës, po ashtu është proces që ka nis në 2011-ën, e që rrugës është ndalë për shkak të zhvillimeve politike. Kjo që po na vjen sot më tepër është si rezultat i asaj që po ndodh në Ukrainë pasi Rusia nuk është më anëtare e Këshillit të Evropës” ka theksuar mes tjerash, lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …