KASh ka njoftuar Këshillin e Evropës me gjendjen e rëndë të popullit shqiptar në Kosovën Lindore

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka njoftuar Këshillin e Evropës me gjendjen e rëndë të popullit shqiptar në Kosovën Lindore. Në letrën informuese dërguar Këshillit të Evropës thuhet se banorët shqiptar të kësaj të këtij rajoni po përballen me spatrim etnik modern nëpërmjet pasivizimit të adresave, i cili realizohet me ligj dhe që u mundëson autoriteteve shtetërore serbe të çregjistrojnë nga regjistri civil banorët e Luginës, të cilët në një kohë të caktuar nuk gjenden në shtëpitë e tyre. “Pasivizimi i adresave ka pasoja direkte negative për përditshmërinë e shqiptarëve. Më tej, ai sjell shpopullimin e Luginës nga shqiptarët dhe heqjen e të drejtës së votës. Janë mijëra shqiptarë të Luginës, të cilëve tashmë e drejta e votës dhe e qëndrimit iu janë hequr nga regjistrat shtetërorë civilë të Serbisë. Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë do të përgatisë dhe dërgojë letra, bazuar në gjetjet e tij nga vizita në terren, edhe organizatave dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare që merren me të drejtat e njeriut dhe të pakicave kombëtare, me qëllim ushtrimin e presionit për të siguruar të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në Serbi” thuhet në letrën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë dërguar Këshillit të Evropës.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Robert Lansing, përmes një analize trajton manovrat e kryetarit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën

Instituti Robert Lansing, analizoi manovrat politike  presidentit serb, Vuçiq, për të destabilizuar Kosovën, veçanërisht përmes …