Ekspertët kanë shfaqur shqetësimin e tyre për centralin bërthamor më të madh në Evropë

Ekspertët kanë shfaqur shqetësimin e tyre për centralin bërthamor më të madh në Evropë. Udhëheqësi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi është cituar të ketë thënë se ndjehet shumë i brengosur për situatën e sigurisë në centralin bërthamor në qytetin ukrainas Zaporizhja, pasi forcat pushtuese ruse kanë evakuuar civilët nga një zonë e afërt. Ai ka theksuar se situata në këtë central është duke u bërë e paparashikueshme dhe potencialisht e rrezikshme. Udhëheqësi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike, Rafael Grossi ka theksuar më tutje se situata është e tensionuar dhe kushtet e punës për ta janë shumë sfiduese. Njoftohet se urdhri për evakuim është bërë, pasi Ukraina po planifikon kundërofensivë në pranverë.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …