Juristi, Kreshnik Spahiu deklaroi në një intervistë për Euronews Albania se 80% e mediave dhe portaleve kontrollohen nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Sipas tij në fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, liderët e opozitës po marrin kohën më të madhe televizive. Do i tërhiqja vëmendjen publikut vetëm të shikojë debatet televizive, panelet, analizat, ekranin. E keni vënë re që këto zgjedhje do të jenë historike për hapësirën televizive që ka Berisha dhe Meta?! 80% e mediave, portaleve, gazetave, pothuajse gjithë panelet televizive, analizat, ekranet kanë non stop liderët e opozitës, Metën dhe Berishën. Tani këtu ka dy gjëra, o ne kemi mediat më të pavarura, o këto media kontrollohen dhe janë të blera nga këta dy persona,” – u shpreh Spahiu. Ai shtoi gjithashtu se kur Rama dhe dyshja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” bëjnë sikur zihen ata janë më afër se kurrë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …