Komuna e Shtimes liron nga pagesa e taksave ata që e regjistroj pronën në emër të dy bashkëshortëve  

Drejtoria për Planifikim Urban, Kadastër dhe Gjeodezi në komunën e Shtimes, përkatësisht Sektori për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronësi, duke u bazuar në Udhëzimin Administrativ (QRK) Nr. 03/2016, për masat e veçanta për regjistrimin e pronës së paluajtshme të përbashkët në emër të dy bashkëshortëve, njofton të gjithë qytetarët e komunës së Shtimes, se lidhur me regjistrimin e pronës së patundshme në emër të dy bashkëshortëve në regjistrin e pronave të paluajtshme janë të liruar nga taksat komunale.

Lirimi nga tarifa për shërbimin e regjistrimit (regjistrimi i pronës në emër të dy bashkëshortëve) zbatohet për periudhën një (1) vjeçare, d.m.th. gjatë tërë vitit kalendarik 2016.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …