Edhe pse Ligji për investime strategjike u miratua në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, opozita po e kundërshton këtë ligj, duke e quajtur të mangët dhe jokushtetues. Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, e ka paralajmëron shumicën në Kuvend, se në rast se e miratojnë në lexim të dytë këtë Ligj, atëherë PDK do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese. “Nëse nuk ngrihen shqetësimet e ngritura dhe nuk bëhen përmirësohen shqetësimet definitivisht do të ankohemi. Ne kemi ngritur shqetësimet, kemi dhënë rekomandimet nen për nen, ai ka non sens edhe juridik sepse len kompetenca ministres të veprojë mbi ligjin, saktëson deputeti Shala. Se ky Ligj mund të sfidohet për kushtetutshmërinë e tij, Edhe deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyçi, ka bëtë të ditur se ky ligj mund të sfidohet në Gjykatën Kushtetuese. Pavarësisht ankesave e kritikave nga opozita, partia shumicë në Kuvend pret që i njëjti ligj të kalojë edhe në lexim të dytë.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …