Emisari i BE-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka biseduar me diplomaten zvicerane, Livia Leu, për zhvillimet më të reja politike në rajon, veçmas për temën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Sipas Lajçakut, drafti i paraqitur nga ekipi menaxhues është pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme. “Ngjarja më e madhe e javës ishte padyshim takimi i dialogut të nivelit të lartë i organizuar nga Josep Borrell dhe i asistuar nga unë, i cili u zhvillua të martën e kaluar. Kryetari Vuçiq dhe kryeministri Kurti u takuan në Bruksel për të diskutuar një çështje vendimtare të personave të zhdukur”. Ai ka thënë se është i që të dy udhëheqësit ranë dakord të punojnë së bashku për të sqaruar vendndodhjen e njerëzve që u zhdukën gjatë luftës. Ai ka përmendur edhe faktin se palët kanë bërë një hap të rëndësishëm dhe simbolik drejt themelimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Lajçak tha me këtë rast se drafti i parë i paraqitur nga ekipi drejtues nuk është përfundimtar, por është një pikënisje e rëndësishme për diskutimet e ardhshme në nivelin e kryenegociatorëve.
Kontrolloni gjithashtu
Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban
Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …