Serwer

Daniel Serwer: Administrata e Bidenit po anon me qëndrime pozitive ndaj Beogradit, pavarësisht çfarë po ndodh në Serbi e në rajon

Analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer dhe një numër i ekspertëve të tjerë të Ballkanit konsiderojnë se  Amerika dhe BE-ja po humbasin mundësinë për ta shtyrë Vuçiqin në një drejtim më demokratik. “Ne kemi më shumë ndikim në Ballkanin Perëndimor se kudo në botë”, më tha Kurt Bassuener, një studiues që ka shkruar gjerësisht për Ballkanin. Serwer ka thënë se administrata e Joe Biden anon me qëndrime pozitive ndaj Beogradit pavarësisht çfarë ndodh. Sipas tij perëndimorët po e mashtrojnë veten dhe shton se këtë po e bëjnë me qëllim.  Ata kanë hequr dorë nga demokracia liberale në Serbi, në Kosovë, në Bosnje, në përgjithësi në Ballkan. Dhe ajo që ata po bëjnë është të përpiqen të përdorin nacionalistët për të ruajtur paqen, në thelb, për të stabilizuar rajonin. Kjo është një ide që ka ekzistuar gjithmonë në Perëndim, por është bërë shumë e spikatur në administratën e presidentit Biden dhe ajo anon shumë drejt të qenit pozitiv për Beogradin, pa marrë parasysh çfarë ndodh”, ka thënë për Zërin e Amerikës, profesori i Universitetit John Hopkins, Daniel Server. Derisa gazetari amerikan Robert Worth thotë se ka serbë që mendojnë se situata në përgjithësi është edhe më keq se sa në kohën e Slobodan Milosheviçit.

.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …