Zgjedhjet turqi

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë është mbyllur procesi i votimit për shtetasit turq lidhur me zgjedhjet e 14 majit

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovë është mbyllur procesi i votimit për shtetasit turq, për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare që do të mbahen në Turqi më 14 maj, raporton Anadolu. Procesi i votimit për zgjedhjet në Turqi filloi në Ambasadën turke në Tiranë dhe atë në Shkup më 5 maj, kurse në Ambasadën në Prishtinë dhe Konsullatën e Përgjithshme në Prizren më 6 maj, ndërsa është mbyllur zyrtarisht sot në orën 21:00 në të gjitha përfaqësitë në këto tri vende. Në Shqipëri ishin të regjistruar 1.416 shtetas turq me të drejtë vote, në Maqedoninë e Veriut 4.107, kurse në Kosovë 2.192 qytetarë të cilët patën mundësi të votojnë në përfaqësitë diplomatike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …