leoni

Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Pjetër Shalës iu kanë shkelur të drejtat humanitare kur është intervistuar dy herë në Belgjikë, në vitet 2016 dhe 2019, thotë avokati i tij

Avokati i Pjetër Shalës, ka deklaruar se të mbrojturit të tij, iu kanë shkelur të drejtat humanitare kur është intervistuar dy herë në Belgjikë, një herë në vitin 2016  dhe pastaj në vitin 2019. Kjo ka ngjallur polemikë me Prokurorinë Speciale. Çështja është dërguar për konsultim në Gjykatën e Apelit, e cila ka marrë një vendim jo krejtësisht të qartë. Në parashtresë, avokati i Pjetër  Shalës thotë se ish-eprorir të UÇK-së gjatë kohës sa është intervistuar në Belgjikë nuk iu është treguar se në çfarë cilësie po pyetet dhe nuk iu është përmendur e drejta për përfaqësim ligjor falas. Shala argumenton se ai nuk ishte informuar siç duhet dhe në mënyrë adekuate për të drejtën e tij për t’u ndihmuar nga një avokat dhe për të drejtën për përfaqësim ligjor falas si para ashtu edhe gjatë intervistës. Ai pohon se vlerësimi nëse i akuzuari është mjaftueshëm i informuar për këtë të drejtë kërkon aplikimin e një testi subjektiv dhe se trupi gjykues nuk ka vlerësuar se ai ka të përfunduar vetëm arsimin e mesëm të ulët”, është thënë në parashtresë. Ndërkohë, Zyra e Prokurorit, ka thënë se Shala është informuar siç duhet para secilit intervistim dhe se ai i kishte kuptuar të drejtat e tij.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …