Të martën në Suharekë ka filluar spërkatja kundër rriqrave

Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Suharekë, ka filluar aksionin për spërkatjen apo dezinsektimin selektiv të qytetit të Suharekës dhe disa fshatrave e vendbanimeve të kësaj komune. Shaqir Mala, mbikëqyrës i këtij projekti dhe koordinator  për punën në terren, thotë se janë angazhuar 7 punëtorë dhe se  ky aksion do të zgjas derisa të përfundoj dezinsektimi selektiv në fshatrat e parapara. Spërkatja  do të bëhet në oborre të institucioneve publike, shkollave, objekteve shëndetësore, qendrave kulturore, objekteve fetare, varreza, rrugë, sheshe etj. të cilat janë të frekuentuara nga qytetarët. Ndryshe një ekip i pajisur me mjete mbrojtëse dhe me  aparatura  përkatëse për spërkatje, në terren përveç  që  po japin këshilla për qytetarë po shpërndajnë edhe broshura me të dhëna rreth ruajtjes dhe mbrojtjes nga pickimi i rriqrave. Me ekipet në terren janë edhe dr. Shpresa Mustafa, epidemiologe dhe M.sc.Bekim Zejnullahu, ekolog.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …