leoni

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga kryetari, Timothy Chorba

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti në një takim Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, të kryesuar nga kryetari, Timothy Chorba

Ish-diplomatët e lartë amerikanë, po vizitojnë Shqipërinë në kuadër të një vizite  rajonale faktmbledhëse. Vizitat po zhvillohen në tru vende të Ballkanit Perëndimor, në  Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Kryetari Begaj i njohu ish-diplomatët amerikanë me reformat dhe hapat e ndërmarra për konsolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit ligjor. Në mënyrë të veçantë Presidenti Begaj u ndal në kontributin e Shqipërisë për paqen, stabilitetin dhe ndërtimin e frymës së fqinjësisë së mirë në rajon, duke nënvizuar  mbështetjen që Tirana zyrtare i jep dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja alternativë për arritjen e një marrëveshje ndërkombëtarisht të detyrueshme, me në qendër njohjen e ndërsjellë të tyre. Gjatë takimit, Begaj ka ritheksuar edhe njëherë se pas NATO-s, prioriteti strategjik dhe më madhor i Shqipërisë dhe shqiptarëve është anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Kreu i lartë i Shtetit nënvizoi qasjen e re të Bashkimit Evropian ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe i njohu të pranishmit me çeljen e negociatave të aderimit nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …