Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: Revolta e çlirimtarit

O çlirimtar gjurmët tua as me Gps nuk munden me i mbërri të tjerët!

Nuk je i dëshpëruar por je i revoltuar me të drejtë!

Këtë revoltë që e ke duhet ta bashkojmë me popullin bashkë e të mundemi të keqen!

Shumica e Popullit s’kanë më durim!

Thika ju ka prek në palcë!

Çuditërisht mbrëmë ishte lajm se nga 80.000 kërkues pune kishte rënë numri në 27.000 , e pesëdhjetë e tre mijë ku shkuan?

E sa mijëra të tjerë kurrë s” janë lajmruar për punë duke e ditur se është e kotë të regjistrohesh, s’të bëhet derman!

Mirë kish qenë të ishin punësuar, por jo këta kanë ik nga Kosova të dëshpëruar!

Mendimi tjeter kot lajmërohen për punë s’ka, po mjaftojn pëer ato pak vende, dajallarët,tezet, kusherinjtë, baxhanaket!

Besa edhe nga puna po ikin s’ka llogari me punu kur fiton më pak se 200 euro!

Çka me ba me aq? Rruga, buka, bërllogu, rryma, e tjera as që mundet njeriu të mendoj si me ja bërë!

10 vite pagat nuk jan rritur!!! Çmimet në qiell janë ngritur, tre fishin e kanë kaluar!

Kështu i bie nëse ke jetuar me tre qind uero para dhjetë viteve, tani duhet ti kesh 900 euro në këto kushte!

Ndërsa këtu te ne nëse ke treqind euro tani e kanë vlerën e njëqind eurove!

Sa shpejt Kurti harroj fukaranë hyri në taborin e oligarkëve!

Me rëndësi për atë Qeveria. Thot i kemi ruajtur paratë, kemi pare, kemi bugjet?!

Populli magjen thatë e pa miell!

Haram këtij populli të uritur që nuk ngriten e me i thyer bankat me i marr paratë,e me i ngre zhag qeveritaret me i mshel në kontinjerë të plehrave se aty e kanë vendin!

O populli leni partitë mashtruese nxirrne një tribun të birin tuaj popullor, të ju prijë  e të i realizoni të drejtat tuaja legjitime!   Atdheu kurr më në rrezik s’ka qenë, po ri ndahen tokat tona!  Populli është lodhur me skamje  dhe mashtrime donë liri drejtësi e mirëqenie!   Atdhe tjeter s’kemi, mos të lëshojmë Kosovën, por ta bëjmë jetën të mundur e të mirë këtu!

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …