leoni

Në vigjilje të 25-vjetorit të Betejës së Anadrinit, është vazhduar me zbulimin e pllakave përkujtimore, në nderim të Javës së Dëshmorëve

Në vigjilje të 25-vjetorit të Betejës së Anadrinit, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, me bashkëluftëtarë, miq e përfaqësues të OVL të UÇK-së, kanë vazhduar me zbulimin e pllakave përkujtimore, në nderim të Javës së Dëshmorëve! Në Malësi të Vogël, te vendi Mali i Madh, më 12 maj 1998, u vendos barrikada që pengoi depërtimin e forcave të mëdha të armikut në Anadrini, që synonin ta merrnin epërsinë në betejën intensive që po bëhej në Ratkoc e në vijën për Bërtatin e Vrajakë, në mënyrë që forcat serbe ta merrnin Drenocin, vendin ku UÇK-ja vepronte publikisht. Pas vendosjes së pengesës, u ngadalësua shumë lëvizja e forcave serbe në drejtim të Ratkocit, e për këtë aksion të banorëve të Malësisë së Vogël, u arrestuan: Zenel Rrustemi, Agim Morina, Ramadan Morina, Genc Kastrati, Arsim Morina, Besim Kastrati, Ali Kastrati, Lulzim Kastrati, Bekim Kastrati, Avdullah Kastrati dhe Osman Kastrati. Në të njëjtën ditë, forcat serbe u hakmorën, në afërsi të Gradishit, duke arrestuar edhe: Sali Bytyçin, Qemajl Bytyçin dhe Ehad Bytyçin nga Dejni si dhe Hazir Krasniqin nga Malësia e Vogël. Kryetari Latifi tha se, me vendosjen e pllakave përkujtimore, institucionalizohen vlerat e UÇK-së. Do të kujdesemi që në të gjitha vendet, shtëpitë që i kanë shërbyer UÇK-së, t’i shënojmë dhe të mbesin si relikte të historisë sonë të lavdishme.”- u shpreh kryetari Latifi. Nderim dhe mirënjohje për luftëtarët e lirisë dhe familjet që i dhanë pa kursim mbështetje UÇK-së!

May be an image of signboard, brick wall and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …