leoni

Përurohet busti i dëshmorit Florin Maliqi në Sadovinë të Çerkezve

Përmes një tubimi përkujtimor në Sadovinë të Çerkezve, u nderua jeta dhe vepra e dëshmorit Florin Maliqi, i cili ra në betejën e Koshares, para 24 vitesh, ku me këtë rast u bë edhe përurimi i bustit të këtij dëshmori. Për veprën e dëshmorit Maliqi, folën nënkryetari i komunës Hasan Aliu, ish-komandanti i Brigadës 138, Rrustem Berisha, kryetari i Organizatës së familjeve të dëshmorëve, Qemajl Rexhepi, përfaqësuesi i këshillit të fshatit, Rexhep Osmani dhe nëna e dëshmorit Maliqi, Mevlide Maliqi. Të gjithë folësit lartësuan veprën dhe sakrificën e dëshmorit Maliqi për atdhe. Ndërsa, pjesa e dytë e këtij tubimi përkujtimor u karakterizua me program artistik, ku me disa pika u paraqitën kori i qytetit të Vitisë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kemajl Azizi” në Viti, këngëtari Mehmet Zuka dhe dy poezi. Ky organizim u mbajt në kuadër të Ditës së Dëshmorëve të Vitisë, e cila shënohet me datën 5 maj.

May be an image of 6 people, the Vietnam Veterans Memorial and text

May be an image of crowd, stadium and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …