Enkelejd Alibeaj, në një takim nga Pogradeci, ku po bën edhe mbylljen e fushatës për këtë qytet, sërish akuzoi Sali Berishën. Ai tha se Berisha është korruptuar që në vitin 2013, kohë kur erdhi në pushtet edhe Edi Rama. Në Pogradec Alibeaj nuk arriti të nxjerr një kandidat për të garuar për bashkinë, por i fokusuar tek këshilli bashkiak, kërkon vota për logon e PD-së. “I korruptuar Rama, i korruptuar Berisha. Kjo është e vërteta, në 2013-ën pse ramë ne nga qeveria? Këtu kemi qenë të gjithë. Ramë nga qeverisja në vitin 2009 kur Sali Berisha beri aleancë me Ilir Metajn, qeverisja jonë mori poshtë e më poshtë tha Alibeaj.
Sipas tij, Sali Berisha është duke mëkatuar për herë të dytë, në një formë tjetër por sërish për zgjedhje. “Nuk ka mëkat më të madh politik sot sesa të marrësh demokratët siç ka bërë Sali Berisha dhe të shkosh dhe ti strehosh në një parti të majtë. E majta tek e fundit nuk është se ka ndonjë problem të madh, por një parti që ka vesin me vet, ka pazarin me vete, theksoi Aliebeaj.