Më 9 e 10 maj të vitit 2015 në Kumanovë, kanë rënë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur të luftëtarëve shqiptarë

Më 9 e 10 maj të vitit 2015, në Kumanovë, kanë rënë 10 pjesëtarë të grupit të armatosur të luftëtarëve  shqiptarë, shumica syresh ish luftëtarë të UÇK-së dhe  8 policë të Njësive speciale të Maqedonisë, në mesin e të cilëve ishte edhe një shqiptar. Më 9 e 10 maj të vitit 2015, gjatë rrethimit  në Kumanovë kanë rënë luftëtarët:  Xhafer (Hysen) Zymeraj nga Prizreni, Beg (Miftar) Rizaj nga Prekolluku i Deqanit, Mirsad (Osman) Ndreca nga Gjakova Valon (Selim) Kabashi nga Opterusha e Rahovecit, Turgaj (Mehmet) Gashi, i lindur në Prishtinë, Samid (Bajram) Kastrioti, i lindur në Zojz të Prizrenit. Hysen (Latif) Rushiti nga Vushtrria, Fatlum (Kadri) Vishesella, i lindur në Rufc të Ri të Lipjanit dhe Arben (Qerim) Rexhaj nga Ferizaj i lindur në vitin 1971.

Për luftimet në “Lagjen e Trimave” nga muaji shkurt i vitit 2016 në Gjykatën penale ishte  zhvilluar seancë gjyqësore kundër 29 të pandehurve  të cilët akuzoheshin  si pjesëtarë të “Organizatë terroriste” dhe “Terrorizëm”. Të gjithë 29 të akuzuarit për rastin e Kumanovës para Gjykatës ishin deklaruar  se nuk ndiheshin  fajtorë. Rasti më vonë u bashkua me lëndën “Rufeja” në të cilin u zhvillua proces kundër tetë personave ndihmës të grupit të armatosur nga “Lagjja e Trimave” me çka numri i të akuzuarve u rrit në gjithsej 37. Gjykata Penale në nëntor të vitit 2017 me burg të përjetshëm i dënoi Andi Krasniqi-Malisheva, Demë Shehu, Fadil Fejzullahu, Nasuf Bekiri, Valdet Zekaj, Beg Bajra dhe Fejzulla Rushitovski. Me 40 vite burg u dënuan, Komandant Sokoli, Esat Kafexholli, Ardian Bujari, Shefqet Hallaçi, Betim Kabashi, Genci Sefaj, Enver Hoxha Klein, Rufki Dogani, Bajram Elshani, Nexhmedin Lika, Lirim Krasniqi, Sevdail Miftari, Fatmir Reçica. Me 20 vjet burg janë dënuar Kenan Isni, Fadil Elshani, Lirim Demiri, Hajrush Abdia, Landrit Rrustemaj, Mirsad Qerimi. Musadik Pajaziti dhe Ebip Alija janë dënuar me nga 12 vite burg. Arsim Bajrami dhe Elham Arifi nga 13 vite. 14 vite iu shqiptuan Seadudin Abdullait ndërsa 18 vite Ragmi Latifit. Prej të dënuarve, 19 janë shtetas kosovarë ndërsa të tjerët nga Maqedonia. Vetëm katër persona të akuzuar për logjistikë nga Maqedonia janë liruar tërësisht nga akuzat. Vlerësimi i aktakuzës u bë në fund të vitit 2015 kur për herë të parë, grupi prej 37 të akuzuarve u mblodh në sallën e vogël të Gjykatës Penale. Shqyrtimi kryesor filloi më 10 shkurt të vitit 2016. Seancat e para gjyqësore ishin thuajse të heshtura, por në fjalët hyrëse që kishin mundësi t’i japin të arrestuarit, u denoncua likuidimi i Beg Rizajt dhe Mirsad Ndrecajt, por edhe disa pjesëtarëve të grupit, pas arrestimit  Prokuroria kishte kërkuar burg të përjetshëm për 37 të akuzuarit për veprat penale të kualifikuara si  “Terrorizëm”.

Kontrolloni gjithashtu

Hykmete Bajrami: Buxheti i 2025-ës është anti-Kushtetues

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka konstatuar se buxheti për …