Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se takimi me pesëshen evropiane më 20 janar ka qenë nga më të vështirat për të. Kur shoh kaq shumë sulme ndaj meje, ato nuk janë sulme ndaj meje, atyre nuk u intereson ndonjë Vuçiq. Për ata është e rëndësishme që Serbia të jetë e dobët. Nuk është faji im sepse jam i paarsyeshëm, por që nuk do të lejojë të ndodh ajo çfarë ata po propozojnë, që Serbia të humb gjithçka dhe të tjerët fitojnë, ka thënë Vuçiq. Ai ka shtuar se Serbia nuk mundet pa Evropën, sepse 60 për qind e tregtisë së saj është me BE-në, shumica e investimeve vijnë nga BE-ja, ndërsa qindra mijëra njerëz punojnë në fabrikat e tyre. Ai po ashtu ka deklaruar se në çdo takim ka qenë nën presion për të vendosur sanksione ndaj Rusisë, ndërsa kërkesat që Serbia ta njohë Kosovën janë bërë më rrallë, por me ton më të ashpër. Pres një situatë të vështirë për njerëzit tanë në rajon, veçanërisht në bisedimet me Prishtinën. Do të ketë probleme, por ne nuk do të ikim nga biseda”, ka thënë Vuçiq. Ai ka deklaruar se propozimi i Bashkimit Evropian për tejkalimin e situatës në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale në të cilat dolën vetëm rreth tre për qind e qytetarëve, dhe vetëm 13 serbë, është i drejtë, por që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka refuzuar.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …