leoni

Ministri i Jashtëm kroat, Gordan Gërliq Radman thënë se është koha e fundit që Evropa t’ia heq vizat Kosovës

Gordan Grliç Radman: Kosova mund ta shikojë mundësinë e aplikimit të modelit kroat për të mbrojtur të drejtat e pakicave

Ministri i Jashtëm i  Kroacisë,  Gordan Grlic Radman, po qëndron për një vizitë në vendin tonë. Ai  me këtë rast ka thënë se Kosova mund të shikojë mundësinë e aplikimit të modelit kroat për të mbrojtur të drejtat e pakicave. Modeli i Kroacisë ishte vlerësuar gjatë anëtarësimit të saj në Bashkimin Europian. Si model është i suksesshëm si i tillë dhe ndoshta mund të shërbejë si një shembull. Natyrisht që ishte i vlerësuar dhe i lidhur me qasjen tonë në BE, ky model ka rezultuar me sukses për ne. Por për të gjithë ata që dëshirojnë ekzistojnë shumë të tjerë. Ne mbështesim çdo rezultat dhe marrëveshje që është rezultat i dakordimit”. Ai tha se ky model mund të përmendet dhe se të drejtat e pakicave janë të mbrojtura në Kroaci, duke shtuar se për këtë ndoshta edhe janë shembull në BE.   Radman tha se stabiliteti rajonal është edhe shumë i rëndësishëm për Kroacinë. “Sepse kufijtë e Kroacisë janë edhe kufijtë europianë dhe janë në pyetje stabiliteti rajonal dhe promovimi i stabilitetit rajonal dhe dialogut brenda shteteve të Ballkanit Perëndimor, që është një çështje kruciale, saktësoi Gordan Radman. Ai është takuar edhe me ministren e Jashtme të Kosovës, Donika Shvarc.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …