Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i mbajë premtimet ndaj vendeve të Ballkanit Perëndimor për integrimin e tyre. Në një fjalim para Parlamentit Evropian për të ardhmen e Evropës, Scholz, bëri thirrje edhe për vazhdimin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Evropa duhet të hapet edhe ndaj të tjerëve. Vendime kyçe për Evropën ishin ato të vitit të kaluar, kur vendosëm të punojmë për një Evropë të zgjeruar. U kemi thënë vendeve të Ballkanit Perëndimor, po ashtu edhe Ukrainës, Moldavisë e ndoshta edhe Gjeorgjisë, se e kanë vendin në Evropë“, tha Scholz. Evropa gjeopolitike duhet t’i mbajë premtimet e veta. Premtimet duhet të mbahen ndaj vendeve të Ballkanit, të cilave po u premtojmë anëtarësim tash e 20 vjet. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdojë. Duhet të vazhdojnë reformat për integrim. Duhet të avancohet edhe procesi i negociatave me Maqedoninë e Veriut. Zgjerimi nuk duhet të jetë i vetmi motiv për reforma, por duhet të kihet parasysh, tha kancelari gjerman. Sot duke folur në Ditën e Evropës, që shënohet më 9 maj, Scholz tha se sa më e bashkuar që është Evropa, aq më lehtë do të përballet me sfida.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …