22 vjet nga Beteja e Grykës së Llapushnikut, që shënon edhe fillimin e krijimit të zonave të lira të kontrolluara nga UÇK-ja

Ferat Shala: Sot është përvjetori i 25-të i Epopesë së Grykës së Llapushnikut

Sot është përvjetori i 25-të i Epopesë së Grykës së Llapushnikut.

Me bashkëluftëtarët e mi, vendosëm lule pranë lapidarit të dëshmorëve dhe martirëve në Llapushnik, në nderim dhe respekt për të gjithë ata që ranë në betejat e Grykës së Llapushnikut.

Pranvera e vitit 98-të, fshatrat e Grykës së Llapushnikut i gjeti në istikame dhe beteja të ashpra që zhvillonte UÇK-ja me njësitet operative Pëllumbi, Çeliku, Lumi, Guri dhe njësitet e vullnetarëve që ndihmonin pa rreshtur në këto beteja të lavdishme.

Sot e 25 vite ma herët, e thyem mitin ushtarak serb, pikërisht në Grykë të Llapushnikut, duke ndërruar taktiken ushtarake të UÇK-së që deri atëherë bënte luftë me aksione guerile, e nga 9 Maji, Pëllumbat e Lirisë me ndihmën e njësiteve tjera, përfundimisht mbyllëm grykën edhe fizikisht me barrikadë.

Nga kjo datë, hapëm vijën frontale të luftës me ushtrinë serbo-jugosllave. Vijë ndarëse kishim lumin Drenica.

Edhe pse të pabarabartë në numër dhe në armatim, ne ja dolëm që për tre muaj rresht ta mbajmë të pathyeshëm Grykën e Llapushnikut.

Si rezultat i ndërprerjes së arteries ushtarake dhe civile Prishtinë-Pejë, ne zgjeruam dhe bashkuam territoret e lira.

Ndërpremë linjat e furnizimit dhe komunikimit të ushtrisë armike, krijuam mundësi të lartë logjistike qendrës së Kosovës me Dukagjinin dhe Shqipërinë.

Në fshatrat e Grykës së Llapushnikut konsoliduam dhe masovizuam luftën tonë të drejt. UÇK-ja po sfidohej me betejat frontale për tre muaj rresht duke korrur disa fitore radhazi.

Këto beteja të lavdishme dhanë edhe shumë dëshmorë e martirë për lirinë tonë. Betejat e Grykës së Llapushnikut ishin dhe mbeten themelet e shtetit tonë.

Faleminderit të gjithë luftëtarëve që ishin pjesë në këto beteja.

Lavdi të përjetshme të gjithë të rënëve për liri!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …