Nuredin Ibishi

Nuredin Ibishi: Bllokimi i hyrjeve në Komunat e Veriut nga strukturat serbe, sjellë tensione, por Policia duhet të veprojë

Eksperti i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi thotë se prapa veprimeve të fundit të strukturave paralele ilegale në veri të vendit për të penguar qasjen në objektet e komunave në Zubin Potok dhe në Zveçan qëndron sërish presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe Këshilli serb i Sigurisë. Sipas tij, kjo me qëllim të tensionimit të situatës që ndërkombëtarët të shtojnë presionin ndaj Kosovës për themelimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Megjithatë, ai beson se kryetarët e dalë nga zgjedhjet e 23 prillit do të arrijnë të betohen përkundër mobilizimit të strukturave paralele serbe për të bllokuar qasjen në komunat në Zubin Potok dhe në Zveçan. Të ndodhura përballë një situate të tillë, ku ekstremistët serbë po tentojnë të vendosin hekura në hyrjet e këtyre komunave, Ibishi thotë se institucionet e Kosovës duhet të kryejnë punën e vet. Porse, siç thotë ai, nuk përjashtohet tensionimi i mëtejmë i situatës. Në një intervistë për KosovaPress, ai thotë se bllokimi i hyrjeve në komunat në veri nga strukturat paralele serbe, do të sjellë tensione në veri të Kosovës dhe Policia do të kryejë punën e vet, mirëpo mendoj që kjo do të shkojë përtej asaj dhe do të kërkohet një zgjidhje politike. Edhe Qeveria e Kosovës duhet të jetë në një formë konsekuente në vendimet e veta, gjithherë duke u konsultuar me partnerët tanë strategjikë, deri tek një zgjidhje politike”, thotë ai.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …