Kryeministri, Edi Rama

Edi Rama e ka quajtur budalla dhe hajvan, Fredi Belerin, pas deklaratës së tij se do të helenizojë Himarën

Kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama ka reaguar kundër  kandidatit të  Berishës e Metës në grupin  “Bashkë Fitojmë” për Himarën,  Fredi Beleri, pas deklaratës së tij  se do të helenizojë Himarën. Edi Rama iu përgjigj me gjuhë të ashpër, Fredi  Belerit, duke e cilësuar atë si kandidatin më analfabet dhe më skandaloz që nuk ka lidhje me kandidatët e tjerë të opozitës. Rama tha se ai garon me mbështetjen e “faqes së zezë të Shqipërisë” për të helenizuar Himarën. “Aty bëhet fjalë për kandidatin më skandaloz, më të padurueshëm, më të pagëlltitshëm, të patretshëm sepse s’është kandidat i opozitës si të tjerët. Është një analfabet dhe një i paudhë i cili ka marrë mbështetjen e faqes së zezë, i cili garon me faqen e zezë për të helenizuar Himarën. Ai ka folur, ka kohë që flet për këto maskarallëqe që i shkojnë në mend që janë të pa gëlltitshme në kohën që jetojmë dhe s’kanë lidhje me marrëdhëniet shqiptaro-greke. Guxon ai në Republikën e Shqipërisë të flasë për helenizim të bashkisë se Himarës, këtë fjali ka pasur një periudhë që partitë politike shqiptare, PD, PS kanë vajtur bashkë në Himarë dhe kanë mbajt qëndrim të përbashkët. Kandidati atëherë s’ka guxuar ta thotë këtë, që thotë sot ky hajvan sot”- tha Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …