Në vazhdën e shumë aktiviteteve për Javën e Dëshmoreve, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi me bashkëpunëtorë e qytetarë, kanë përuruar kubëzimin e pesë segmenteve rrugore në Hoçë të Vogël, në gjatësi prej 729 metrash. Ky projekt është investim i Komunës së Rahovecit, i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit për qytetarët. Kryetari Latifi i ka uruar qytetarët të Hoçës së Vogël për këtë projekt dhe se projekte të tilla do të vazhdojnë edhe në të ardhmen tha kryetari Latifi.