Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon procesi gjyqësor kundër katër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Gjykimi po vazhdon me dëgjimin e dëshmitarit të radhës nga Zyra e Prokurorit të kësaj gjykate. Në këtë proces deri tani janë dëgjuar katër dëshmitarë të prokurorisë, të cilët kanë dëshmuar nën masa mbrojtëse, dhe në seanca pothuajse tërësisht të mbyllura për publikun. Edhe sot ashtu si në seancat paraprake, pjesa më e madhe e seancës u mbajt e mbyllur për publikun. Me këtë rast gjykatësi Smith shpjegoi se gjatë dëshmisë së dëshmitarit 265, avokati i Rexhep Selimit paraqiti një kundërshtim për dëshminë nga seanca paraprake. Sot ka folur dëshmitari i katërt i mbrojtur i Prokurorisë. Gjatë këtij muaji janë paraparë të mbahen dhjetë seanca gjyqësore, në gjykimin më të padrejtë, krejtësisht poltik, që ka njohur drejtësia bashkëkohore, pasi po bëhen përpjekje të gjykohet lufta çlirimtare e tërë një populli kundër shfarosjes kolektive, që kishte ndërmarrë regjimi gjakatar i Milloesheviqit. Luftën kundër tij e ka mbështetur nga ajri edhe Aleanca Veriatlantike, e cila i detyroi forcat serbe të dorëzoheshin dhe të nënshkruanin kapitullimin, më 10 qershor të vitit 1999.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …