Gjimnazi “Hamdi Berisha” shënoi dy përvjetor

Sot më, 11 maj  Gjimnazi “Hamdi Berisha”  shënoi dy përvjetor – Ditën  e Shkollës dhe  Ditën e Pensionimin Postmortum të Dëshmorit të kombit Hamdi Berisha. Në këtë shënim morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati  e drejtoresha e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi. Me rastin e Ditës së Shkollës dhe pensionimin e Dëshmorit të kombit, Hamdi Berisha,  fjalë mbajti edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, i cili u shpreh  i emocionuar për arsye të shumta për Heroin dhe Dëshmorin e Kosovës, Hamdi Berishën,  dhe vazhdoi, ”kjo ngjarje, është një  ditë e madhe, e cila kremtohet si Dita e Shkollës dhe Dita e Pensionimit, të dëshmorit e cila na kujton gjithë sakrificën sublime e heroike të birit të spikatur të Gurbardhit të Malishevës, dëshmorit të kombit Hamdi Sadri Berisha, bashkëluftëtarë të dëshmorit Habib Berisha dhe kolegut të tyre, Hysen Elshani, sa herë që shënojmë ditën e këtij gjimnazi, kujtojmë një histori plotë dhimbje, vuajtje, por edhe  krenari, sepse ky gjimnaz ka nxjerr breza të shumtë që kanë dhënë shumë për vendin dhe kombin, prandaj, sot e përgjithmonë, ne jemi krenar me angazhimin e tij dhe kontributin madhor në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke u dhënë forcë e zemër jo vetëm kolegëve e nxënësve por duke u bërë shembull se si duhet shkolla shqipe dhe atdheu i lirë, Kosova. Lavdi dëshmorëve të kombit- Gëzuar Dita e Shkollës”, përfundoi Kastrati. Në fjalimin e saj Drejtoresha Arbëreshë Krasniqi u shpreh mirënjohëse për kontributin dhe sakrificën më sublime që profesori Hamdi Berisha dha për çlirimin dhe lirinë e vendit tonë. Atdhedashuria e tij ishte shembulli më i mirë se si duhet të jemi në jetë dhe të bëjmë për vendin tonë. Ajo iu shprehi urimet më të mira me rastin e Ditës së Shkollës, dhe Ditën e Pensionimit të Dëshmorit Hamdi Berisha nxënësve të kësaj shkolle, familjes së Heroit të Kosovës Hamdi Berisha dhe gjithë personelit arsimor. Ajo kujtojë me nderim kontributin e profesorit Hysen Elshani, i cili ishte vrarë nga armiku në luftë. Po ashtu në fjalën e saj paraqiti përkushtimin e saj, për të bërë më shumë përkrahje dhe investime në arsim për të arritur arsim gjithëpërfshirës cilësor.  Drejtori i Gjimnazit “Hamdi Berisha”  Izet Hoti, pasqyroi në pika të shkurtra shëmbëlltyrën e dëshmorit të kombit Hamdi Berisha, ku ndër të tjera theksoi ”kjo vatër e diturisë është krenare të mbaj emrin e tij”, njëherit kujtoi edhe  profesorin Hysen Elshanin, të vrarë nga pushtuesit serbë gjatë luftës, ai në vazhdim paraqiti edhe të arriturat dhe rezultatet, si dhe investimet të cilat i ka bërë Komuna e Malishevës në këtë vatër diturie, afro 400 mijë euro, vetëm e vetëm të përmirësohet infrastruktura, si dhe të krijohen kushte më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie, sa më cilësore dhe të mundësohet mësimi kabinetik, si dhe  objektivat për të ardhmen  e Gjimnazit “Hamdi Berisha”.  Ai u shpreh mirënjohës për kontributin e gjithë personelit arsimor, veteran dhe aktual, e ish nxënësve të cilët sot janë pjesë e institucioneve më të rëndësishme në komunë, në vend e më gjerë”. Fjalë përshëndetëse me rastin e Ditës së Shkollës paraqitën edhe veteranët e Arsimit dhe familja e Heroit të Kosovës profesor Hamdi Berisha. Me rastin e Ditës së Shkollës së Gjimnazit “Hamdi Berisha” Drejtoria e Shkollës ndau shumë mirënjohje për personelin arsimor dhe nxënësit. Po ashtu për të pranishmit u shfaq program i pasur me këngë, poezi recitime. Më pas u bën homazhe nderimi pranë bustit të dëshmorit Hamdi Berisha.

Mund të jetë një imazh i 5 persona dhe monument

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …