Serwer

Profesori i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka thënë se situata në Ballkan po përkeqësohet edhe më tej

Njohësi i politikave ballkanike, profesori, Daniel Serwer, ka thënë se situata në Ballkan po përkeqësohet. Ai ka  paralajmëruar se Bosnja po përballet me kërcënimin e ndarjes, ndërsa në Kosovë, sipas tij, gjendja ka vazhduar të përkeqësohet, kurse me rënien e Gjukanoviqit, analisti amerikan thotë se Vuçiq tashmë e ka marrë Malin e Zi. Serwer në analizën e tij thotë se “në Bosnje dhe Hercegovinë, anëtari serb i presidencës shtetërore Milorad Dodik ka konfirmuar synimin e tij për të shpallur pavarësinë e Republikës Serbe.  “Nominalisht, ai synon integrimin në Serbi. Problemi i tij aktual është se drejtësia shtetërore nuk do ta lejojë atë të shpronësojë tokën publike në Republika Srpska  që i nevojitet si kolateral për kreditë që ai planifikon të rifinancojë nga Rusia dhe burime të tjera të dyshimta këtë verë. Dodik ka kohë që ka kërkuar t’i shmanget kontrollit të shtetit dhe komunitetit ndërkombëtar. Vjedhja e tij e burimeve dhe keqpërdorimi i fondeve të siguruara nga Rusia e bëjnë atë të pambrojtur ndaj ndjekjes penale. Dodik duhet të lirohet nga Bosnja dhe të gjejë një shtëpi ku nuk rrezikon arrestimin. Nuk ka gjasa që Serbia të hapë dyert e saj sepse kjo do të zemëronte shumë Brukselin dhe Uashingtonin. Por Dodik do të jetë i lumtur me një Republikë të pavarur”, shkruan Daniel  Serwer.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …