Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, asnjëherë nuk ka thënë se Marrëveshja Bazë është e mirë për Kosovën, ndërsa dihet se zëvendësi i tij, Besnik Bislimi, pati thënë se kjo marrëveshje është e keqe për Kosovën. Duke mori Albin Kurti në mënyrë arrogante pyeste se , cka osht presioni. Tash po e shoh se nuk po mund të lëviz prej presionit. A e keni dëgjuar deri sot Albin Kurtin duke thënë se kjo është marrëveshje e mirë. Nuk e ka thënë sepse nuk është e mirë. Bislimi bile pati thënë se është në të mirë të Serbisë. I kam pyetur edhe në takim. U kam thënë koncentrohuni, cili e keni mirë. Këta të dy zakonisht nuk përgjigjen në këso situata, ka thënë mes tjerash në një emision televiziv, Memli Krasniqi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, po akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit
Urdhër-arresti i Gjykatës Ndërkombëtare Penale ndaj Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, që shënon herën e parë …