Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, deklaroi se krijimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe në Kosovë është një hap thelbësor që duhet të ndërmerret për të siguruar vazhdimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Ajo në ditën e parë të vizitës së saj në Kosovë, ka sqaruar se marrëveshja është aty, ka urgjencë për shembull për krijimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe shpresojmë që tani më në fund dialogu ka një rrugë se si do të duket. Edhe pse palët ende nuk kanë qëndrime të përbashkëta se cili do të jetë modaliteti, kjo është hera e parë që po ndodh ky lloj i angazhimit thelbësor”, tha zonja Power, duke nënvizuar se themelimi i Asociacionit është diçka që zyrtarët në Serbi e konsiderojnë shumë të rëndësishme. Prandaj edhe është e rëndësishme tani që idetë janë paraqitur, të arrihet kompromisi, në mënyrë që të mundë të vazhdojë normalizimi, i cili do të çojë përfundimisht në njohjen përfundimtare, njohjen e ndërsjellë”, tha administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …