Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, kryesues i radhës i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, e filloi vizitën dyditore në Bosnjë dhe Hercegovinë me një takim me anëtarët e Presidencës vendit, raporton Anadolu. Bujar Osmani u prit në Sarajevë nga anëtarët e Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës Denis Beqiroviq dhe Zheljko Komshiq, i pasuar nga takimi i dy delegacioneve. Pas takimit me anëtarët e Presidencës, Osmani do të bisedojë edhe me ministrin e Punëve të Jashtme të Bosnjës së, Elmedin Konakoviq, ndërsa parashihet që dy zyrtarët të adresohen para gazetarëve. Ndërkohë, është paralajmëruar edhe takim me anëtarët e Kolegjiumit të të dy dhomave të Asamblesë Parlamentare të Bosnje-Hercegovinës. Gjatë qëndrimit në këtë shtet Bujar Osmani do të vizitojë Mostarin dhe Jabllanicën, ku do të takohet me kryetarin e Komunës së Mostarit, Mario Kordiq, dhe kryetarin e Komunës së Jabllanicës, Damir Shabanoviq.
Kontrolloni gjithashtu
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve demokratike
Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax të Kanadës, synon forcimin e bashkëpunimit strategjik midis vendeve …