Komuna e Prishtinës

AKR zyrtarizon koalicionin me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës

Pas  shumë mosmarrëveshje dhe mos gjetjes të një gjuhe të përbashkët në asamblenë komunale të Prishtinës, dhe bllokimit të shumë çështjeve në interes të qytetarëve të Prishtinës, AKR-ja ka vendosur që të lidh koalicion qeverisës lokal për të shtyrë proceset përpara në interes të qytetarëve. Mbi bazën e vullnetit politik dhe nevojën për zhbllokimin e gjendjes në kuvendin komunal të komunës së Prishtinës dhe me qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira publike për qytetarë në komunën e Prishtinës, lidhet kjo marrëveshje koalicioni qeverisës lokal mes dy subjekteve politike : Lëvizjes Vetëvendosje përfaqësuar nga kryetari i komunës së Prishtinës dhe nga kryesuesi i grupit të këshilltarëve komunal –  dhe Aleancës Kosova e Re – përfaqësuar nga kryetari i degës së Prishtinës dhe kryesuesi i grupit të këshilltarëve komunal.” AKR-ja në kuadër të koalicionit do të ketë dy drejtori, drejtorinë e bujqësisë dhe drejtorinë e kulturës në komunën e Prishtinës.

Kontrolloni gjithashtu

Thomas Theiner: Po qe se sulmohet Kosova, sulmi nga ajri i NATO-s mbi Serbinë do të ndërmerrej brenda disa orësh

KFOR-i nuk konfirmon kalimin e policëve Kosovës, në kufirin me Serbinë

Misioni paqeruajtës i  KFOR, nuk e ka konfirmuar as e ka  mohuar pretendimin e Ministrisë së Mbrojtjes …