leoni

Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest shtëpie, Kristi Agalliun nga Partia e Ilir Metës, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”

Gjykata e Posaçme ka lënë në arrest shtëpie, Kristi Agalliun nga Partia e Ilir Metës, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”

Gjykata e Posaçme ka vendosur që të lërë në arrest shtëpie, Kristi Agalliun, i akuzuar për “korrupsion aktiv në zgjedhje”. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje Prokuroria ka kërkuar arrest me burg për Aglliun, me dyshimin se flet në telefon me një person tjetër për  blerjen e katër votave në këmbim të 100 mijë lekëve. Në gjykatë 52 vjeçari deklaroi se nuk mban mend për çfarë ka biseduar pasi ndodhej në një lokal dhe ka qene në gjendje të dehur. Arrestimi i Agalliut u bë dy ditë më parë ku përmes një video që u publikua në media dukej sesi po bënte pazar për shitblerje votash. Ai i premtoi 15 mijë lekë për 4 vota qytetarit Agron Duros. 52-vjeçari Agalliu është koordinator i Partisë së Lirisë në Kuçovë të cilit i thoshte se do sillte votues nga Kuçova drejt Tiranës. Ndërkohë në lidhje me këtë ngjarje është hetuar në gjendje të lirë edhe shtetasi Agron Duro.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …