Policia e Shtetit në Shqipëri bën të ditur se persona me rekorde kriminale do të marrin pjesë në protestën e opozitës

Policia e Shtetit ka reaguar në tensionet e partive politike për zgjedhjet e 14 majit dhe akuzat e shtuara për blerje votash

Tensionet e ditëve të fundit në kampet politike për zgjedhjet e 14 majit dhe akuzat e shtuara për blerje votash kanë sjellë edhe reagimin e bluve. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, doli pak minuta më parë në konferencë për mediat, ku po flet dhe ka bërë me dije se janë vënë nën hetim 88 persona për shkelje të ndryshme dhe 54 raste të konstatuara krimi, të cilat përbëjnë krime zgjedhore gjatë fushatës elektorale… Gjatë fushatës elektorale janë angazhuar në terren 5081 punonjës policie për mbarëvajtjen e 1471 aktiviteteve elektorale dhe deri më tani nuk është evidentuar ndonjë incident që ka cënuar persona të caktuar.

Krimet zgjedhore të ndara sipas veprave penale:

1-Dhënia e shpërblimeve dhe e premtimeve, 25 raste me 45 autorë;

2-Përdorimi i funksionit publik për veprimtari politike apo zgjedhore, 1 rast me 1 autor;

3-Korrupsioni pasiv në zgjedhje, 20 raste me 25 autorë;

4-Kanosja apo dhunimi ndaj pjesëmarrësve në zgjedhje, 2 raste me 3 autorë;

5-Pengimi i zgjedhësit, 3 raste me 7 autorë;

6-Shkelja e të drejtës së zgjedhjes, 3 raste me 7 autorë. (Dita)

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …