Administratorja e Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar, Samantha Power, sërish ka kërkuar që Kosova dhe Serbia t’i intensifikojnë përpjekjet për normalizim të marrëdhënieve. Gajtë takimit me kryetaren Osmani biseduam edhe për përparimin e normalizimit të raporteve me Serbinë. Kompleksitetin e këtij procesi të gjithë e kanë parasysh. Kam dëgjuar vazhdimisht që kosovarët besojnë që kjo është rruga e duhur që duhet të vijojë vendi i tyre. Në takimet me kryeministrin dhe presidenten e kam theksuar mbështetjen e fuqishme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, dhe kam inkurajuar që Kosova dhe Serbia të intensifikojnë përpjekjet që të shpejtojnë rrugën drejt këtij normalizimi sepse çdo përparim në këtë drejtim do të ketë përfitime të mëdha për qytetarët e të dyja vendeve, saktësuar me këtë rast zonja Power.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …