leoni

Masat ndaj virusit korona po e rrisin ankthin tek qytetarët, pasi ato po vlerësohen si ndëshkueese e jo mbrojtëse

Zyrtarët në Prishtinë ankohen pse Serbia po e bllokon anëtarësimin e Kosovës në institucionet evropiane

Autoritetet qeveritare  në Prishtinë, edhe pse i kanë bërë dhe i bëjnë lëshime të papranueshme Serbisë në bisedime, detyrohen të pranojnë hapur se pengesat e bëra nga Serbia janë faktori kryesor i mospranimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, në veçanti në institucionet evropiane. Krahas mospranimit nga pesë vendet e BE-së, bllokimi i Kosovës nga Serbia i ka pamundësuar asaj të jetë pjesë e një numri organizatash jo vetëm rajonale, por dhe më gjerë. Qeveria e Kosovës thotë se synimi parësor i saj janë mekanizmat evropianë, dhe me theks të posaçëm Këshilli i Evropës, një prej institucioneve që për Kosovën ka nxjerrë dhe raporte. Këshilltari politik i kryeministrit të Kosovës, Faton Abdullahu, i tha Radios Evropa e Lirë, se me pengesën që Serbia i bën Kosovës po shkel parimet themelore të anëtarësimit në BE. Ky këshilltar nuk flet asnjë fjalë për mundësinë e kushtëzimit të Serbisë në bisedime por ankohet e mjerohet në veprimet e Serbisë, edhe pse e di mirë se Serbia nuk merakoset fare për ankesat e tilla që nuk kanë asnjë peshë.

Kontrolloni gjithashtu

zamira.hyseni@uni-pr.edu

Visar Ymeri kritikon Albin Kurtin për kontroll mbi mendimin qytetar dhe mungesë të interesit për nevojat reale

Analisti politik Visar Ymeri ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit Albin Kurti, duke e …