U SHËNUA 25-VJETORI I BETEJES NË ANADRINI

Në prezencë të Kryetarit të komunës së Rahovecit Smajl Latifi, familjarëve të dëshmorëve, luftëtarëve, veteranëve të luftës, përfaqësueseve të OVL-së dhe qytetarëve, u shënua 25 vjetori i Betejës në Anadrini. 12 maji i vitit 1998 ishte i veçantë ngase këtu jehuan krismat e lirisë dhe ndër shqiptarë u rikthye shpresa e vrarë se një ditë do të jetojmë të lirë edhe ne. “Dalja e UÇK-së dhe pozicionimi i çlirimtarëve në rripin gjeografik rrëzë bjeshkës së Zatriqit, kishte krijuar parakushte për veprimtari më aktive të pjesëtarëve të UÇK-së dhe të LKÇK-së që operonin në këtë rajon. Hapësira nga Kramoviku e deri në Gradish u bë zonë e operimit të UÇK-së, por jo pa gjak. Në fushë të nderit ranë dëshmorët e parë të lirisë Milaim Krasniqi e Elmi Morina dhe u plagosën disa shokë, ndër të cilët Osman Zyberaj njeriu i celulës së parë të UÇK-së në këtë rajon, Lulzim Hoti nga Ratkoci, veprimtar ndër të parët. Luli më pas do të vdesë nga plagët e marra dhe tashmë gëzon statusin e dëshmorit të kombit. Nderimi dhe lavdia ju takon dë hmorëve dhe të rënëve për liri, ndërsa të tjerëve ju takon puna e përkushtimi për jetësimin e idealit të tyre.”- u shpreh kryetari Latifi. Lavdi dëshmorëve e martirëve të komunës së Rahovecit!

May be an image of 1 person, dancing, kilt and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …