Berisha: 848 nxënës pritet t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

Në mbledhjen e mbajtur të Komitetit për Arsim, Kulturë, Rini dhe Sport të cilën e udhëhoqi, kryesuesi, Januz Kastrati e ku merrte pjesë edhe zyrtari i lartë për arsim, Sabit Berisha, anëtarët e komitetit u njoftuan me përgatitjet për testin e arritshmërisë, testin e Maturës Shtetërore 2023 dhe për çështje tjera në Drejtorinë për Arsim dhe Edukim. Berisha, nga Drejtoria për Arsim dhe Edukim, bëri të ditur se “sipas njoftimeve që kemi nga MASHT-i, duhet të fillohet me përgatitjet për testin e arritshmërisë, dhe ne kemi filluar me këto përgatitje për këtë test,  ku pritet t’i nënshtrohen 848 nxënës në 6 qendra, që do të mbahet testimi, dhe në klasë nuk do të ketë më shumë se 15 nxënës, ndërsa për testin e maturës Shtetërore me kohë do të jemi të përgatitur”. Në këtë takim, Berisha njoftoi edhe për studentët përfitues të bursave nga Komuna e Malishevës që janë 315 studentë, kurse nga anëtarët e komitetit u kërkua që institucionet shkollore t’u lejohen ekskursionet nëpër Kosovë. Pas takimit, anëtarët e komitetit për arsim, vizituan disa institucione, arsimore, shoqata kulturore dhe klube sportive.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …