leoni

Pensionohet zyrtari komunal në viti, Remzi Frangu 

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Remzi Frangun, zyrtarin komunal i cili sapo është pensionuar. Ai me këtë rast e falënderoj atë për kontributin e dhënë ndër vite, duke e cilësuar si shembull në administratën komunale të Vitisë, për siç tha ai në respektimin e orarit, sjelljes me palë dhe përkushtimit për punën dhe vendin.  Fjalë miradije për punën e tij pati edhe zv. kryetari Hasan Aliu. Përndryshe kryetari Haliti, i ndau atij edhe një mirënjohje për kontributin e dhënë në institucionet komunale të Vitisë. Ndërkaq z. Remzi Frangu, së fundmi ka punuar si zyrtar komunal në kuadër të sektorit të Tatimit në Pronë në Viti. Po ashtu në këtë takim i pranishëm ishte edhe drejtori për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim, Besnik Imeri me disa zyrtar nga kjo drejtori.

 

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …