leoni

Vitia bëhet me ekip për të drejtat e fëmijëve

Në Viti, u mbajt takimi konstituiv i Ekipes për të Drejtat e Fëmijëve, formimi i kësaj ekipe ka për qellim saktësimin  e prioriteteve të komunës dhe masave të nevojshme qe duhet ndërmarrë në vazhdimësi për përmirësimin e situatës së tanishme në lidhje me të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijëve. Gjithashtu parashihet edhe koordinimi i aktiviteteve të  nevojshme për zbatimin e tyre. Ky Ekip udhëhiqet nga kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti  dhe pjesë përbërëse e tij janë drejtoret e disa drejtorive, përfaqësues nga policia e Kosovës, si dhe zyrtarë qe merren me mbrojtjen e fëmijëve. Përndryshe përpos  konstituimit, ne këtë takim u morr vendim qe te hartohet Plani i Veprimit 2023-2025 për të drejtat e fëmijëve. Megjithatë  fillimisht  pritet të bëhet  analiza e situatës aktuale e te drejtave të fëmijëve në komunën e Vetisë dhe do te caktohen prioritetet për zhvillimin e politikave publike qe ndikojnë drejtpërdrejtë në interesin më të lartë të fëmijës dhe ne zbatimin e konventave ndërkombëtare dhe legjislacionit ne fuqi qe i përket kësaj fushe.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …