leoni

Sadik Halitjaha

Sadik Halitjaha: NUK NJOHA KURR TITOIST PATRIOT, NUK NJOHA KURR PATRIOT SHQIPTAR QË SE DESHTI ENVERIN! II

U përgatit strategjia e operacionit Luftarak të koduar –Shpërthimi-! U rritën kontaktet e fsheuhra me revuloionaret nga Shqipëria në Kosovë tani jo veq përmes profesorve nga Shqipria dhe të grupeve folklorike, por edhe përmes ambasadave dhe kalimeve të fsheura të kufirit nga ana e Shqiprisë! Patriotët dhe strukturat e shërbimit si; Dervish Shaqa, Sali Shatri, Shaban Braha, Demush Jetishi, Remzi Dema e të tjerë! Poashtu pati dalje edhe nga Kosova në Shqipëri pos të rinjëve kanë kaluar kufirin edhe veprimtarë të organizuar në organizatat e fsheura çlirimtare! Nga emrat që unë i di kanë kaluar Avdyl Krasniqi, Kadri Zeka, Sabri Novosella, HysenTerpeza, Xhabir Morina, Nazire Zogaj, Azem Syla, Xhavit Haliti dhe Sadik Halitjaha! Kanë qenë edhe të tjerë me grupe e vizita, por unë i permenda dise nga veprimtarët me përgjegjsi Organizative e Politike! Me qëllim nuk desha me i permendë të derguarit e UDB titiste të llojit të Kapllan Resulit Murteza Bajraktarit Xhevdet Mustafën e tjerë! Pas daljes nga Kosova në Gjermani e Jusuf Gervalles dhe lidhja e tij me GML të Riza Salihut dhe Frontin e Kuq të Ibrahim Kelmendit!

U banë perpjekjet me u bashkua të gjitha grupimet me u bë një pa i përjashtuar edhe grupimin e Emil Kastriotit -Legalitetin- Por më në fund u pajtuan që MLK në krye me Kadri Zekën dhe Lëvizjet e masave me Jusuf Gervallën te bashkohën në LPRK në janar 1982! Ndërsa në vazhdimësi mbrenda vendit në Kosovë GML u ngriten në Organizat OMLK të drejtuar politikisht nga Xhabir Morina sekretar politik dhe Bashkim Mazreku sekretar organizativ në vitin 1984-85! Kjo Organizatë do të i udhëhiqte si pararoj organizatat e masave popullore drejt Kryengritjes! UDB dhe titistet të tërbuar se po ju shperthen situata dhe ju del Kosova nga dora filluan diferencimet në mes të Shqiptarve Titist dhe patriotëve Enverist! Sa edhe i shtynë gazetat dhe disa autor librash si Sinan Hasani të shkruanim keq e zi për Shqiprinë dhe Enver Hoxhen!

Edhe se u krijua një gjendje e re pas 1982 edhe se u shumëzua numri i patriotve të dalë në siperfaqe dhe kërkesat u bënë të hapura dhe publike, edhe se me qindra individ dhe grupe mbrojtën edhe para Gjykatave Jugosllave Titiste me gjykatësit serb dhe shqipfolës! U mbrojt hapur e drejta pçr Republikç si nga Ukshin Hoti dhe Halil Alidema ashtu edhe nga individ e grupe te tjera! Tani ishin dy taborre të ndara shqiptaresh në njerin Revulocionaret patriot për Republikë dhe tjetri me Titistët pushtetar për krahinën autonome! Këto mospajtime dhe urrejtje mes ktyre dy taborreve ishin aq të mdha, mir që nuk eskaloi vëlla vrasja gjë që e ushqente pushtuesi! Në nëndor 1985 burgosen krerët dhe shumë antarë të OMLK-s dhe vjen deri te shkaperderdhja e Organizatës në grupe të shkëputura për shkak të natyrës së fsheur të organizimit kanë munguar njohjet dhe lidhjet mes tyre! Falë lidhjeve mbrenda e jashtë vendit u ruajt vazhdimsia.

Nga Zvicrra erdhi Shaban Muja (Sahiti) dhe na vuri në kontakt mua Sadik Halitjaha, me Xhavit Hazirin, Hajdin Abazin, Halil Krasniqin e të tjerë, kështu që ne bëmë grupin per riorganiimin e Komitetit Qendror të OMLK- dhe të i ri lidhim grupet dhe celulat e ma herëshm të Organizatës! Kjo ka ndodh në dhjetor 1985 ndërsa konstituimi i Komitetit qendror u bë me 10-11- qershor 1986 duke i zgjedhur organet dhe drejtuesit! Sadik Halitjaha ( Halimi) Sekretar Politik, Ahmet Hasani (Agroni) sek,organizativ, Xhavit Haziri (Besniku), Bedri Ajeti (Petriti), Shaban Xhemajli, Shaban Vishi, Bajram Ajeti, Qazim Zeka, Meh Uka, Shaban Shala ( Vrellë e Pejes) Bojadin Hasani (Bujanoc) Arif Seferi ( Kumanov) Bajram Ajeti, Nefri Zeka (Tetovë) Shaqir Gashi, Ruzhdi Saramati Shaban Muja (Sahiti) ndërlidhes me emigracionin e të tjerë! Ky komitet bëri ri organizimin e grupeve celulave dhe patriotve që ishin mbetur pa u burgos bëri shumë veprimtari organizative politike e propagandistike duke shpërndarë trakte e shkruar parulla! Deri me 26-03-1988- deri në ketë kohë kishin dalë jasht vendit Hajdin Abazi, Ahmet Hasani, Xhyle Krasniqi, Bedri Ajeti. Komiteti bëri disa zëvëndësime duke i ofruar Ahmet Haxhin dhe Qazim Zeken! Mirëpo kur u rrezikova edhe vet nga burgosja e 4 e radhës u detyrova me u largua por jo si të tjerët në përendim, por pasi u morem vesh me njerzit e Organizates kalova në Shqipri jo per të u stehuar, por për tu marr vesh me udhëheqjen e Shtetit per çështjen e Kosoves.

Me 26 mars 1988 unë kalova në Shqipri përmes malit! Para meje 1987 kishin qenë Azem Syla nga Kosova dhe Xhavit Haliti nga Zvicra, edhe këta kanë qendruar pakë ditë për bashkëpunim! Ndërsa unë nga 26 marsi deri në fund të korrikut 1988 nē cilësin e Sekretarit politik të OMLK-së, në nivel të Kosovës dhe viseve Shqiptare në Jugosllavi! Bashkëpunim i shkëlqyeshem me strukturat e Shtetit Shqiptar me shefin e ushtrisë Shqiptare dhe me vetë Bacen Ramiz! Pas shumës punimeve e marrëveshjeve për kërkesat tona të përbashkëta u largova me pasaportë shqipëtar nga Shqipëria! Gjatë viteve 1988-89 organizata fuqizohet me Fadil Vatën tani sekretar politik dhe Afrim Zhitinë sekretar organizativ! Shpërthejnë revoltat popullore.Tani kishte drejtim nga OMLK dhe LPRK- Ishin protestat e filluara nga studentët e organizuar në sallën atëherë 25 maji tani 1 tetori, si dhe Greva e Minatorëve! Ndihmës nga jashtë fsheurazi i kemi derguar Ali Ahmetin dhe Hajdin Abazin! Tanimë pushtuesit ju kishin ndryshuar strukturat Sllobodan Millosheviqi ishte vënë në krye të falanges serbe që i dominonte Republikat tjera! Sidomos e shtypte Kosovën duke ja marrë edhe te drejtat e Automomisë si element konstituiv i Jugosllavisë! Tani nuk ju duheshin as lojalistet as kolaboracionistët e kuislinget titistë shqipfolës! Sepse këta ishin dobësuar e nuk mund të sundonin Kosovën, si dhe Milloshi filloj të shkatrroj atë që kishte ndërtuar Tito! Titostet s;mundën të konvertoheshin në Millosheviqjan! Atëherë i tërë populli i Kosovës bojkotoi shtetin dhe çdo gjë shtetërore! Punëtorët e lëshuan punën edhe shumica milicia. Arsimi mbahej nëpër bodrume! Kushdo që do te pranonte të punonte në ndonjë punë Shtetërore duhej të nënshkruante një deklaratë se do të veproj me lojalitet të plotë për Serbinë dhe ligjet e saja! Kështuqë vetëm oficeret shqipfolës mbetën në ushtrinë Jugosllave -JNA-ata ishin te verifikuar dhe te devotshem me gjith familjet e tyre ta ruajnë Jugosllavinë, bile disa edhe ishin martuar me gratë e perkatësisë serbe e jugosllave! Disa edhe bshkëpunonin me KOS-in, në JNA, për ta ruajtë karierën dhe nivelet e gradimeve në JNA!

Pas shpërthimit të luftës mes Serbisë dhe Republikave tjera Sllovenisë Kroacisë e të Bosnjës! Disa qendrojnë dhe luftojnë ku i zen lufta! Por jo në krahun e Serbisë sepse as njëra palë s’ja kishte besimin tjetrës! Këta Titostat shqipfols nuk ju besonin Millosheviqjanve as ata këtyre! Shumica nuk ishin kyqur në luftë veteëm sa kishin dezertuar nga JNA, tani të strehuar në Slloveni e Kroaci disa edhe në perendim kishin ikur! Në Kosovë ishte e formua LDK- me një statut ku vetes i kish caktuar të angazhohej per Autonominë që tani ishte e cunguar nga Milloshjanet, dhe ta ruaj përberjen Jugosllave! Kur ndodhi shkaperderdhja e PKJ, e republikave tjera edhe në Kosovë i hudhen triskat e partisë dhe komplet LKJ kaluan më LDK! Duke qenë të pranuar e të regjistruar ishte një strehë e mirë e Titistëve dhe spiunve të thoshin se janë në LDK e për shumë shkaqe edhe disa ish të burgosur u futen nën ketë ombrellë që as shiun nuk ju ndal! Në vitin 1991 organizohet referendum popullor që Kosova të jetë në vete dhe të avancohet në barazim me Republikat tjera! Me 02- korrik shpallin ish delegatet e Parlamentit të Kosovës Republikë. Ndërsa me 07 shtator nxjerrin Kushtetuten e Republikes në Kaqanik! Pasi e krijojnë Qeverinë dhe institucionet, këta shpejt ikin në Egzil të gjithë qeveritaret dhe delegatet! Pasi që këta nuk ishin njerëz që punojnë, këta krijuan degë e nën degë të LDK-s, nëpr shtetet perendimore! Krijuan fondin për Qeveri 3%.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Sot qysh në mëngjes kam filluar ta hartoj një rrëfim jetëshkrues për Jetë Hasanin. E …