Me 27 shtator ora 5:15 minuta në mëngjesin e ditës së diele po sa ishim zgjuar filluan granatimet nder dy tri granatat e para njëra ra në oborr

Sadik Halitjaha: NUK NJOHA KURR TITOIST PATRIOT, NUK NJOHA KURR PATRIOT SHQIPTAR, QË SE DESHTI ENVERIN! I

Me qëllim të sqarimit të opinionit për keto tema që u debatua në televizionin T7 me datë 10-05-2023 UÇK/FARK – NUK NJOHA KURR TITOIST PATRIOT! NUK NJOHA KURR PATRIOT QË SE DESHTI ENVERIN!

 

Gjeneza e lindjes dhe zhvillimeve në dy e më shumë degëzime të Shqiptarëve, deri në ditet e sotme! Për të mos shkuar ma larg që nga lufta e dytë Botërore! Gjatë luftes dhe pas saj pati përpjekje të degëzuara në dy e më shumë degëzime si gjithmonë gjatë historis ne Shqiptaret! Njëra pjesë ta ruaj gjendjen e para luftës dhe të favorizohet për mes Fashizmit! Tjetra pjesë ta luftoj Fashizmin dhe të zgjidh fatin e popullit me fitoren mbi Fashizmin! Deri në një farë shkalle edhe u ofrua ideja për Bashkim Kombtar ishte në të dyja degëzimet dhe u perafrua me vendimet e mbledhjes në Bujan të Malsisë së Gjakovës! Aty ku u vendos që pas Luftes Anti Fashiste Populli Shqiptar të bashkohej! Mos të harrojmë këtë vendim e votuan edhe pjesmarrsit serbo malazez në atë mbledhje! 30-12 1943 -02-01-1944! Pas aborgimit te këtyre vendimeve nga mbledhja e -II- e Avnoit, nga PKJ ! Ndryshon gjendja edhe në teren 1945 Jugosllavija shpallë gjendje të jashtëzakonshme ushtarake në Kosovë! Dërgon Brigadat çetniko malazeze ato fillojnë terror në popullatën e pa fajshme Shqiptare! Kësaj falange i kundervihet Shaban Polluzha me forcat shqiptare luftarake të Drenicës! Pas ripushtimit të Kosovës, Shqipria ja kërkoj mundësinë e bashkimit Jugosllavisë dhe në ketë mos pajtim, u prishen raportet Shqiptare Jugosllave! Në këtë gjendje të ri okupimit të pa drejtë të Kosovës, lindë Beslidhja dhe nga kjo organizatë krijohet NDSH, kjo ajkë kombtare që nuk i përkiste as njërit degëzim, u perpoq të krijoi rendin Demokeratik dhe entitet të veqantë nga Jugosllavia pushtuese, duke ja ndarë Kosovën jo veq me kufi e teritor por edhe me ideologji dhe rregullim shoqëror tjeter nga boshti Socialist!

 

NDSH-ja ishte e parakohëshme për botën përendimore të asaj kohe, që as vet nuk ishte aq demokratike dhe nuk ishte e gatshme të konfliktohej me bllokun socialist, që atëher ishte i madh e i fuqishem! Pas lufte këto interesa të dy blloqeve Perendimoret dhe Lindoret i percaktuan hartat e tyre gjeopolitike! Mbetja e Kosovës nën Jugosllavi, për njërin degëzim që u pajtua me ketë gjendje, ju mvesh bashkpunimit dhe bashkëjeteses nën Jugosllavi jo si të okupuar, por përherë para popullit sikur do të angazhoheshin për ndryshime të vazhdueshme evolutive do ta përmirsonin pozitën e Kosovës,sipas tyre do të i ngritnin të drejtat e Kosovës në kuader të barazimit me popujtë e Jugosllavis! Kështu që pranuan organizimin partiak në PKJ dhe në pushtet me Jugosllavet Serb! Edhe se shumë masakra si ajo e Tivarit, shumë shpërngulje masive dhe shumë likuidime bëheshin nga OZNA famkeqe nga viti 1943, kur u themelua, u likuiduan 7100 shqiptar deri në vitin 1947! Me qindra të burgosur nga radhet e NDSH-së, si dhe shumë kundërshtar mospajtues të kētij ri okupimi!

Degëzimit të Shqipëtarve pro Jugosllavisë apo bashkëpunëtorve të saj, nuk ju prish asgjë por këto padrejtsi, bile ishin akter në të shumtat e rasteve për të treguar lojalitetin ndaj pushtetit Jugosllav! Degëzimi pro Jugosllav Titoist ndoqi burgosi e likuidoi shumë Shqiptar patriot, sepse me perpjekjet e tyre të fshehura dhe mospajtimet e hapura donin të avanconin çështjen nacionale të Kosovës! Kusaret titist anti thqiptar si: Fadil Hoxha, Ali Shukria, Sinan Hasani, Mehmet Hoxha, Mehmet Maliqi deri te Mahmut Bakall, Azem Vllasi e Rrahman Morina! Me zell e përkushtim i shërbyen regjimit pushtues Titist! Degëzimi tjetër i patriotëve shqiptar vazhdimisht provoi të gjejë zgjidhje, dalje nga robëria që nga NDSH pastaj u bënë burgosje masive 1955-56, të etiketuar nga UDB- ja Titiste, si Inforbyroista që kuptohej se ishin kundër Jugosllavisë ndërsa kjo ju vuri etiketen sikur të ishin Stalinistë, pasi që Jugosllavija i kishte prishur raportet me Stalinin dhe Rusinë në atë kohë. Gjithashtu Enver Hoxha me Jugosllavinë i kishin të prishura e të këputura të gjitha raportet! Këta që burgoseshin ishin patriot shqiptar dhe perpjekjet e tyre ishin me e çlirua Kosovën nga okupimi! Më vonë me 1958-59, burgosen veprimtaret e Organizatës Revulucionare për Bashkimin Shqiptar-ORBSH. Në krye të kësaj Organizate ishte i madhi Adem Demaqi! Shokët e mbetur jashtë burgu me 1963-64, organizuan organizatën -Liria- dhe ky grupim patriotesh në krye me Bedrush Qollakun kur ky grupim arrin një shkallë të organizimit dergojnë përfaqsuesin e vet në Shqipëri Gjokë Dabajn, për të u konsultuar me Enver Hoxhen se si te veprohet në vazhdimsi!

Pas burgosjeve të Organizatorëve -Liria-të mbeturit jashtë burgut e te brumosur me frymen organizative revulucionare shpërthyen Demonstratat e protestat e vitit 1968! Këtyre protestave e revoltave popullore, ju doli në përkrahje Shqipëria e Enver Hoxhes! Me ketë rast u ngriten disa të drejta të Shqiptarëve në Jugosllavi! U lejua përdorimi i flamurit Kombëtar dhe shkollimi, Universiteti! Këto te drejta i shfrytzuan Titistet pushtetarë dhe kuisling! Enveristët u burgosen gjithkund nëpër Kosovë u përjashtuan dhe u mbajtën të anatemuar, tani kjo gjendje ishte më e butë se ajo e kohës së Rankoviqit Herleviqit e Kineziqit! Pas kësaj frymarrje të kufizuar Titoja bëri ca reforma shkarkoi Rankoviqin shefin e UDB-së, kësaj ia ndrroi emrin dhe disa individ në struktur duke i shtuar disa shqipfoles, por aspak s’ja ndërroi qëllimin! Doli një leter poblike e njohur si Letra e Titos, me ketë rast u amnistuan pa dallim të burgosurit kudo në Jugosllavi, edhe në Kosovë nga i burgosur me vdekje apo i perjetshëm në 20 vite burg! Kur eshtë fjala për mbajtjen në burg, shumica e patriotëve shqiptar mbajtën burgje të klasifikuara burg të randë, me masa jetësore të rënduara në burg dhe të prangosur me pranga në duar e këmbë,dhe me punë të rënda! Enveristet me perpjekje dhe revulicion e ndryshonin shkallë shkallë pozitën e shqipëtarve! Titistet ngjiteshin në ato shkallë! Siq ndodhi në vitin 1974 u shfrytzua krejtsisht nga nomenklatura e pushtetit kuisling! Në këto rrethana Enveristet patriot vepronin për ndryshime revulucionare e çlirimtare! Titistet trathtarë për pushtet dhe ruajtje të Jugosllavis! Duke u angazhuar në shkollat ushtarak për oficer në JNA të filtruar e seleksionuar nga UDB-ja! Enveristet përjashtoheshin nga puna shkolla dhe leqiteshin nga çdo nivel social e shoqëror!

Në këto rrethana Enveristet u organizuan në grupe Marksiste Leniniste-GML! Pati edhe grupime me emertime të tjera me bazë kombëtare anti Titoiste! Patriotet Atdhetar anti titist e Enverist e pregaditen revoltën e 1981 me revolucion e çlirim të realizojm Republiken e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërinë! Ngase shumë lider të shumë grupeve të fshehura ndodheshin në burgje Jugosllave, Revolucioni nuk arriti në kryengritje dhe doli jo mirë, organizimi me polarizime në kërkesa dhe veprime të çakorduara gjë që pushtuesi kishte ndikuar me elementet e vet Titist! Krahas kërkesës Republikë e Bashkim Kombëtar, parulla e shumë brohoritur – “Ja me hater ja me luftë”- Titistet nxorën fotografinë e Titos dhe parullën Vllaznim bashkim barazim me të tjerët! Revulucioni kryengritës u shtyp nga pushtuesit Jugosllav dhe Titoistet shqipfolës! Dhjetëra të vrarë e qindëra të arrestuar e të burgosur! Në gjendjen e krijuar pas vitit 1981-82-83- Hendeku në mes Titoistve dhe Enveristve u thellua edhe më shumë Enveristet u rritën shumfish në numër dhe përkrahja ishte e hapur nga Shqipria! Shqipria ju dha urdhra të jashtëzakonshme përfaqësive e Ambasadave të veta në raport me Jugosllavinë, Dërgoi shkersa e nota protesta edhe në shumë shtete vendimmarrëse në botë, për gjendjen e Shqipëtarve të shtypur të vrarë e të burgosur në Kosovë, nga regjimi Jugosllavë! Lëshoi në veprim rrjetin propagandistik televizionet gazetat e forma të tjera për gjendjen në Kosovë! Enver Hoxha urdhroj pregaditjen ushtarake për ndërhyerje e çlirim të Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Nga 500 uniformat që kanë arritur në Shtab, vetëm 50 janë ndarë për ushtarët e Batalionit Ruzhdi Salihu (E mërkurë 18 nëntor, 1998)

Sot qysh në mëngjes kam filluar ta hartoj një rrëfim jetëshkrues për Jetë Hasanin. E …