Ardita Sinani

Sinani: Beogradi zyrtar duhet të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi

Këshilltarja Politike e kryeministrit Albin Kurti për Kosovën Lindore, Ardita Sinani, ka shkruar se Beogradi zyrtar duhet të mundësojë sa më parë fillimin e hetimeve mbi pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi. Ajo ka shkruar më tutje se këtë e kërkon tashmë zyrtarisht edhe Parlamenti Evropian. “Në Raportin e sapomiratuar të Progresit për Serbinë, Parlamenti Evropian shpreh qartësisht nevojën urgjente për një hetim të pavarur dhe gjithëpërfshirës mbi akuzat për abuzimin e ligjeve të vendbanimit dhe diskriminimin me pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Serbi. Për më tepër i bëhet thirrje autoriteteve të Republikës së Serbisë t’i japin fund të gjitha praktikave diskriminuese ndaj minoriteteve dhe t’i zbatojnë marrëveshjet e fundit në kuadër të Procesit të Berlinit, pos tjerash edhe për njohjen e diplomave të Kosovës.Në shumë çështje, Raporti vërteton prirjet autoritariste të pushtetit në Serbi, në shpërputhje me vlerat dhe politikën e jashtme evropiane” ka shkruar, Ardita Sinani, këshilltare politike për Kosovën Lindore, e kryeministrit Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …