Partia Demokratike e Kosovës ka vlerësuar se Qeveria Kurti ka qasje të egër ndaj sektorit privat dhe për këtë shkak nuk ka investime të huaja. Koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa ka thënë se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ka dështuar t’i mbajë premtimet karshi sektorit privat. Gjatë intervistës për Kosovapres, Arben Mustafa ka shtuar më tutje se Kosova ka nevojë për rritje të kapaciteteve për investime të huaja. “ E kemi një situatë ku sektori privat nuk duket se është ndër prioritetet kryesore të kësaj qeverie… Rreth 70 për qind e investimeve të huaja direkte që vijnë në Kosovë, janë investime në patundshmëri dhe nuk kemi ndonjë rrjedh të rëndësishme te investimeve të huaja në sektorët prodhues, të cilët mund të jenë më të rëndësishëm për të gjeneruar vende pune dhe zhvillim ekonomik… Kjo qeveri e ka lënë vendin pa një ligj për investime strategjike dhe ajo që është shumë shqetësuese është trajtimi që i ka bërë të interesuarve për të fituar statusin e investitorit strategjik” ka deklaruar mes tjerash, koordinatori i Financave në PDK, Arben Mustafa.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …